Të kesh flokë si të Kate Middleton

kate-middleton-hair-LL

Stilisti i saj i flokëve, Richard Ward, jep gjashtë këshilla për të pasur flokë princeshe

Richard Ward, stilisti personal i flokëve të Kate Middleton –it , ka zbuluar sekretet e një krehjeje prej princeshe.

Mesa duket hileja qëndron te një tharëse e mirë flokësh. Katër janë prerjet e këshilluara gjatë vitit, pak më shumë sesa Ward i sheh te gratë angleze. Pak centimetra prerje, thotë, i bën shumë mirë flokëve.

Sa u përket produkteve, cilësia në treg është tashmë shumë e lartë por të vetme nuk mjaftojnë nëse bëhen gabime në përdorim.
Ja këshillat e tij për të pasur flokë si të Kate-it.

Kate-Middleton-Pregnant-Hair-HD-Wallpaper

1. E para gjë për të bërë është të lani mirë flokët. Disa herë më pak për atë që ka fatin e flokëve të gjatë e të shpeshtë, disa herë më shumë për ata që ka flokë të yndyrshëm e të hollë.

2. Më pas hiqen kaçurrelat dhe drejtohen. Gabimi më i zakonshëm është ai i të tharit tepër, për të përdorur më pas piastrën. Por në fakt duhet përdorur një tharëse në 75 % të fuqisë, gjithnjë me sqep aty ku del ajri.

1D44C22E00000578-2877436-Gorgeous_Kate_s_locks_have_been_described_as_many_things_but_nig-a-2_1418824731768

3. Hapi i mëpasshëm është ai i të ngritur të flokëve në rrënjë, ndërsa thahen për të trajtuar kutikulat. Ward thotë të mos shqetësoheni dhe të shpenzoni për një tharëse të cilësisë profesionale, edhe nëse kushton shtrenjtë.

4. Një tjetër gabim është ai i përdorimit të tepërt të produktit. Për ta aplikuar në mënyrë të duhur, të ktheni flokët. Ai pëlqen një eliksir argani, apo një kryqëzim të vajit dhe arganit.

5. Më pas disa pika spraj për rrënjët, dhe një kalim me tharëse.

6. Në fund: përdor gjithnjë një furçë me fije të buta.

629eb124fcf29304_163137837.preview_tall

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤