Tekat e Meghan zemërojnë princ Harryn

Meghan Markle duket se po synon që të përmbysë në një farë mënyre traditat mbretërore.

E teksa vendosi që të mos lindë në spitalin ku ka lindur princeshë Diana dhe të hapë po ashtu një llogari në “Instagram”, Meghan ka kërkuar edhe vendosjen medoemos të bizhuterive të çmuara të koleksionit mbretëror.

Sipas mediave të huaja, mbretëresha Elizabeth ia ka ndaluar rreptësisht përdorimin e tyre për shkak se u zhgënjye nga sjellja e dukeshës së Sussex-it pak para martesës me princ Harryn.

Sikurse raportohet, Meghan është shprehur përballë stafit: “Çfarëdo që kërkon Meghan, Meghan e merr”. Ka qenë pikërisht kjo sjellje tekanjoze që ka zemëruar edhe princ Harryn.

Pallati Buckingham duket se është mobilizuar me ndërmarrjen e disa masave të rrepta ndaj ish-aktores, në mënyrë që të ruhet rendi dhe hierarkia.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤