Metoda efikase për një super shtëpi!

kitchen-flowers-spring09

Një nga elementet më të rëndësishëm për një shtëpi është ta besh të duket e madhe, edhe nëse situata reale është ndryshe. Arkitektët dinë disa truke sesi mund ta bëjnë një interieor të jetë jetueshëm e mbi të gjitha ta bëjnë të duket ndryshe. Shpesh, elementët që sjellin ndryshim në ambient mund të jenë gjëra shumë të vogla që nuk e kishit menduar, si për shembull; një pasqyrë , një pikturë, llambë apo edhe një lule. Kam vendosur të ndaj me ju 5 truke për ta bërë shtëpinë më të ngrohtë

1- Hapësirat e vogla duhet të lyhen me ngjyra te çelëta

soft-blue-attic-bedroom-decoration

Ngjyrat e çelëta maksimizojnë hapësirat. Dhomat me përmasa të vogla kanë tendencën të të zënë frymën , por duke i vendosur ngjyra të çelëta, ekzistenca e një dritareje dhe vendosja e pasqyrave do të ndihmonte në zmadhimin vendit në mënyrë artificiale. Në të kundërt, ngjyrat e errëta e bëjnë vendin të duket edhe më i vogël, edhe pse mund të ketë dritë mjaftueshëm dhe element si pasqyra do dukej si një kuti.

2- Përdor objekte që i ke në shtëpi

6a00d83451cb9a69e200e5539bc76b8833
Kushdo nga ne ka objekte të paketuar diku që mund të jenë harruar për një kohë të gjatë, por që realisht mund të përdoren për dekorim . Çdo shtëpi ka nevojë për dekorime.
Hidhi një sy të mirë objekteve që tashmë i ke vërdallë . Element hekuri, druri , porcelani… të gjitha mund të përdoren për dekorim . Në gota çaji mund të vendosni qirinjt e t’i vendosni si dekorim mbi tavolinë. Pjata që ke vite që s’i përdor por janë me pamje të këndshme mund t’i varësh në mure për të rikujtuar vitet e shkuar, por dhe në të njëjtën kohë si dekorim perfekt. Imagjinata mund të të ndihmojë shumë.

3- Gjelbërimi

Free-shipping-Rustic-artificial-flower-decoration-vanilla-daisy-white-font-b-wood-b-font-font-b

Gjelbërimi duhet të jetë në çdo hapësirë të shtëpisë. Nuk ka rëndësi nëse hapësira është e vogël apo e madhe , nëse do vendosësh shumë apo pak gjelbërim. Ai qëndron gjithnjë shumë bukur. Nuk janë të shtrenjta , janë dekorim i bukur falë koloriteve, për të mos folur pastaj për faktin sesi e pastrojnë ajrin , thithin gazrat e dëmshëm dhe në të njëjtën kohë të ulin sasinë e lagështisë. Gjelbërimi është një detyrim në çdo familje.

Kosha kashte druri

Perdorimi I koshave eshte nje dekoracion dhe ne te njejten kohe nje element qe mund te mbaj Brenda shume gjera qe normalisht do ishin nje problem ne hapesira te vogla. Mund te ruani libra, revista dhe mbi te gjitha lodra nese ju keni nje femije. Por koshat mund te perdoren me se miri dhe ne guzhine ku ne nje menyre estetikisht te bukur mund te ruani frutat dhe perimet.

Perzieni stilet

Refurbished-Furniture

Nuk ka asgje te keqen nese me mobiljet e reja ju vendosni ne krah nje kolltuk antic qe e keni trasheguar nga nje pjestar I familjes. Eshte shume e rendesishme qe te keni element qe tregojne historine tuaj dhe personalitetin . Nje kolltuk modern rrine mrekullisht me nje tavoline te vjeter, apo me nje kolltuk tek . Nuk ka asnje motive pse e shkuara me te ardhmen te mos rrine sebashku . Tekstura e copave , e divaneve, mobiljeve , jastekeve mund t endryshojne dhe varjojne ne ngjyra sepse ne kete forme sjellin ngrohtesi dhe levizshmeri ne nje hapesire te vogel.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤