U kthye në simbol të vuajtjes së fëmijëve në Siri, si duket sot djali i vogël që përloti botën

Djaloshi i vogël tre-vjeçar, Omran u bë një ikonë globale gushtin e kaluar, pasi shtëpia e tij u bombardua në muajt e fundit të rrethimit të Aleppo.

Por ditët e fundit kanë dalë fotografitë e reja të Omran Daqneesh, djalit të vogël sirian imazhi i të cilit është parë në mbarë botën si një simbol i vuajtjeve të Aleppos.

Në fotografitë e publikuara në mediat sociale të dielën, ai duket i shëndetshëm dhe i shëruar dhe është ulur në gjurin e babait të tij. Televizioni propagandues pro presidentit sirian, thekson se ai jeton i lumtur dhe i qetë në vendin e tij dhe me njerëzit e tij.

Omran 1

Picture 1 of 5

Kohë më parë, fytyra e tij e mbuluar me gjak dhe trupi i mbuluar me pluhur nga sulmi ajror, ktheu vëmendjen e mbarë botës te fëmijët e harruar të Sirisë.

Vëllai i tij më i madh, Aliu, 10 vjeç, vdiq nga plagët e pësuara në shpërthim.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤