U mbajt i fshehtë/ Zbulohet emri i vrasësit të Jurgen Kurtit

View Gallery
6 Photos
U mbajt i fshehtë/ Zbulohet emri i vrasësit të Jurgen Kurtit
Jurgen

U mbajt i fshehtë/ Zbulohet emri i vrasësit të Jurgen Kurtit
jurgen-kurti-1

U mbajt i fshehtë/ Zbulohet emri i vrasësit të Jurgen Kurtit
olsi-qalliaj

U mbajt i fshehtë/ Zbulohet emri i vrasësit të Jurgen Kurtit
Jurgen

U mbajt i fshehtë/ Zbulohet emri i vrasësit të Jurgen Kurtit
Jurgen 1

U mbajt i fshehtë/ Zbulohet emri i vrasësit të Jurgen Kurtit
jurgen-kurti-durres

Klodjan Bane është 21-vjeçari që vrau Jurgen Kurtin dy javë më parë në zonën e ish-bllokut. Ai është shpallur në kërkim, ndërkohë që në pranga kanë rënë tre bashkëpunëtorët e tij. Provat që ka pasur në dispozicion policia kanë “gozhduar” tre të prangosurit.

Burime për MAPO thanë se kamerat e sigurisë së një biznesi, kanë fiksuar momentin kur tre të ndaluarit, Elsi Levendi, Alesio Berberi e Olsi Qalliaj si dhe autori i vrasjes, Klodian Bane, i ndërrojnë targat false automjetit tip “Mercedes Benz” ngjyrë gri dhe i vendosin ato origjinale.

Me këtë automjet ata u larguan nga vendi i ngjarjes pasi Bane qëlloi për vdekje 26-vjeçarin Jurgen Kurti pranë apartamentit të tij në zonën e ish-bllokut. Mësohet se ka qenë një prej të arrestuarve i cili ka përmendur përpara grupit hetimor emrin e Klodjan Banes, dukje përforcuar dyshimet se ishte pikërisht ai ekzekutori i Jurgen kurtit.

22-vjeçari Olsi Qalliaj, lindur në Fier dhe banues në Patos, ka rrëfyer përpara grupit hetimor për takimin e tij me Klodjan Banen dy ditë para ngjarjes dhe i ka marrë çelësin për të fjetur në apartamentin e tij,
duke orientuar kështu policinë drejt dyshimeve të forta se kishte të bënte me autorin e krimit.

“Klodianin e kam njohur para rreth një viti në një lokal në Fier, nëpërmjet Alesios dhe Elsi Leventit. Nuk kam pasur ndonjë marrëdhënie të afërt me të. Ndërsa Levendin e kam njohur që në shkollë të mesme dhe më përpara në Patos. Me Elsin kam marrëdhënie shoqërore.

Unë Klodin për herë të fundit e kam takuar ditën e enjte, javën e kaluar në afërsi të Komunës së Parisit, ku i kam marrë çelësat e apartamentit që ai kishte në zonën e liqenit të Thatë në Tiranë, pasi doja të qëndroja tek kjo shtëpi pasi nuk kisha ku të flija. Unë atë ditë kam shkuar në apartament rreth orës 22:30 dhe aty nuk kam gjetur ndonjë person në shtëpi. Para ditës së enjte nuk e mbaj mend saktësisht se kur e kam takuar Klodianin”, mësohet të jetë shprehur Olsi Qalliaj.

Dyshimet janë që të rinjtë të jenë paguar 30 mijë euro për të bashkëpunuar në eleminimin e 26-vjeçarit, por nuk dihet ende se kush është porositësi i krimit.

Por si ra policia në gjurmët e tyre?
Kanë qenë pamjet filmike të rreth 50 kamerave të sigurisë në ish-bllok, zonën pranë liqenit të Tiranës dhe “Pallatit me Shigjeta”, ku katër të rinjtë janë takuar me njëri-tjetrin. Ndërsa emri i Klodjan Banes është përmendur për herë të parë gjatë dëshmisë para grupit hetimor nga një prej të arrestuarve. Ka qenë 22-vjeçari Olsi Qalliaj, lindur në Fier dhe banues në Patos, personi që ka përmendur për herë të parë emrin e Klodian Banes, dhe që e ka orientuar policinë drejt dyshimeve të forta se është ai personi që ekzekutoi Jurgen Kurtin.

Në dëshminë e tij, Qalliaj tregon se njihet edhe me dy të arrestuarit e tjerë. Me Elsi Leventin, lindur në Greqi dhe banues në Tiranë, Qalliu thotë se ka marrëdhënie shumë të mirë shoqërore, pasi kanë bërë bashkë shkollën e mesme por janë njohur edhe më parë, më të vegjël në Patos. Përmes Elsi Leventit ka njohur edhe Alesio Berberin, 33-vjeçarin nga Patosi, me të cilin shpesh konsumonin edhe kafe.

Në dëshmi ai thekson se nuk ka ndonjë marrëdhënie të afërt me të, por kjo bie ndesh me faktin që vetëm 4 ditë para ekzekutimit të Jurgen Kurtit, Qalliaj e ka takuar Klodian Banen dhe i ka marrë çelësin për të fjetur në apartamentin e tij. Një fakt që tregon se lidhja e tyre ka qenë shumë më e ngushtë seç ai shprehet.

“Klodianin e kam njohur para rreth një viti në një lokal në Fier, nëpërmjet Alesios dhe Elsi Leventit. Nuk kam pasur ndonjë marrëdhënie të afërt me të. Ndërsa Levendin e kam njohur që në shkollë të mesme dhe më përpara në Patos. Me Elsin kam marrëdhënie shoqërore. Unë Klodin për herë të fundit e kam takuar ditën e enjte, javën e kaluar në afërsi të Komunës së Parisit, ku i kam marrë çelësat e apartamentit që ai kishte në zonën e liqenit të Thatë në Tiranë, pasi doja të qëndroja tek kjo shtëpi pasi nuk kisha ku të flija. Unë atë ditë kam shkuar në apartament rreth orës 22:30 dhe aty nuk kam gjetur ndonjë persona në shtëpi. Para ditës së enjte nuk e mbaj mend saktësisht se kur e kam takuar Klodianin”, është dëshmia e Olsi Qalliajt në polici.

Por një tjetër detaj i fortë në dëshminë e tij është edhe pjesa kur flitet për një makinë që Olsi Qalliaj ka shitur. “Kam parë që të njëjtën makinë të cilën unë e përdorja deri para katër muajsh, ta përdorte Klodian Bane”. “Edhe para pesë ditësh e kam parë këtë automjet ta përdorë përsëri Klodi në Fier. E ka përdorur edhe në Tiranë”, mësohet të jetë shprehur 22-vjeçari nga Fieri, i cili nga fotot e postuara në rrjetet sociale duket se bënte jetë luksoze me makina të shtrenjta dhe udhëtime me jaht.

Burime nga grupi hetimor thanë se mund të kemi të bëjmë me vrasës me pagesë, ndërkohë që porositësi ende nuk është zbuluar. Dyshimet janë që të rinjtë të jenë paguar 30 mijë euro për të bashkëpunuar në eleminimin e 26-vjeçarit.

Kamerat e sigurisë, arma, makina dhe përgjimet zbërthyen vrasësit
Për të shkuar tek të arrestuarit policia ka grumbulluar mbi 50 kamera sigurie nga liqeni deri tek ‘Pallati me Shigjeta’, nga ku ka zbuluar 4 të rinjtë dhe lidhjen mes tyre. Në drejtim te mjetit ka qenë i shpalluri në kërkim ndërsa pranë banesës së Kurtit dhe personi që e ndiqte në këmbë ka qenë 21-vjeçari, Elsi Leventi. Edhe momentin e vrasjes 21-vjeçari ka qenë i pranishëm në zonë dhe dyshohet se ai ka njoftuar ekzekutorët për mbërritjen e Kurtit pranë pallatit.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në zonë policia ka ndjekur lëvizjet e 21-vjeçarit dhe të makinës dhe është parë se pas atentatit ata janë takuar. Pas identifikimit të personave ata janë vënë në përgjim dhe janë arrestuar.

Arma, makina dhe sendet e tjera të sekuestruara nga policia janë gjetur ne banesën e Alesio Berberit. Të 3 të arrestuarit kanë mbajtur qëndrim mohues para policisë dhe nuk kanë pranuar përfshirjen në këtë ngjarje. Ata rezultojnë të jenë me arsim 8 dhe 9-vjeçar dhe të papunë, çka rriten edhe më tej dyshimet për veprimtarinë e tyre.

Ggjatë kohës që ishin në përgjim mes njëri-tjetrit të rinjtë kanë folur për një shumë parash që do të merrnin për “punën” e kryer. “Ke folur për ato lekët?”, “Kur do i marrim ato lekët?”. Janë këto disa prej bisedave të përgjuara mes tyre.

Kamerat e sigurisë kanë zbuluar 3 autorët e vrasjes së Jurgen Kurtit, të cilët po vëzhgonin 26-vjeçarin. Gjithashtu bashkëpunëtorët në vrasje u zbuluan nga përgjimet ambjentale dhe telefonike. Në një nga këto përgjime, Alesio Berberi, Olsi Qalliaj dhe Elsi Levendi komunikojnë me njëri-tjetrin për një shumë prej 30 mijë euro.

********************************

“Kur do i marrim të gjitha ato 30 mijë eurot”, mësohet të jenë shprehur të rinjtë në komunikimet që kanë pasur bashkë. Pikërisht 30 mijë euro mendohet të jetë pagesa për 4 të rinjtë për të vëzhguar Jurgen Kurtin dhe për ta vrarë atë.

Në polici, Alesio Berberi, Olsi Qalliaj dhe Elsi Levendi kanë pranuar se kanë vëzhguar Jurgen Kurtin për dy javë, por kanë thënë se nuk kanë qenë ata vrasësit.

Makina me te cilën kanë lëvizur atentatorët, një “Benz” ngjyrë gri, është në pronësi te personit të shpallur në kërkim. Është me dokumentacion të rregullt dhe e regjistruar në Fier. Për të shkuar tek të arrestuarit, policia ka grumbulluar mbi 50 kamera sigurie nga Liqeni deri tek Pallati me Shigjeta, nga ku ka zbuluar 4 të rinjtë dhe lidhjen mes tyre.

Në drejtim të mjetit ka qenë i shpalluri në kërkim, ndërsa pranë banesës së Kurtit dhe personi që e ndiqte në këmbë ka qenë 21-vjeçari, Elsi Leventi. Edhe momentin e vrasjes, 21-vjeçari ka qenë i pranishëm në zonë dhe dyshohet se ai ka njoftuar ekzekutorët për mbërritjen e Kurtit pranë pallatit.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në zonë, policia ka ndjekur lëvizjet e 21-vjeçarit dhe është parë se pas atentatit ata janë takuar. Pas identifikimit të personave, ata janë vënë në përgjim dhe janë arrestuar.

Arma, makina dhe sendet e tjera të sekuestruara nga policia janë gjetur në banesën e Alesio Berberit. Të 3 të arrestuarit kanë mbajtur qëndrim mohues para policisë se nuk janë ata personat që vranë Jurgen Kurtin.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤