U përfol për ndarje nga bashkëshorti, moderatorja tregon të vërtetën

Moderatorja Dasara Karaiskaj është përfolur së fundmi se është ndarë nga bashkëshorti, pasi nuk shihen shpesh bashkë. E ftuar në emisionin “Thumb”, Dasara ka treguar sesi qëndron e vërteta rreth këtyre fjalëve që po qarkullojnë për të dhe bashkëshortin e saj.

Ajo u shpreh se fakti që i shoqi nuk pranon të prononcohet në media, nuk nënkupton që ata janë divorcuar. “Nuk jam ndarë, unë vazhdoj të jem e martuar. Burri im thjesht nuk dëshiron të më shoqërojë”– është shprehur Dasara.

Dasara Karaiskaj është e martuar prej vitesh me italianin Damiano. Sëbashku, ata janë prindër të një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin Clarissa.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤