U quajt ‘molla e sherrit’ mes JLo-së dhe Alex, Jessica: Akuza false

Alex Rodriguez u akuzua për tradhti fill pasi i propozoi për fejesë Jennifer Lopezit. Bejsbollisti Jose Canseco deklaroi se Alex e tradhtonte Jenniferin me ish-gruan e tij, Jessica Canseco.

Mirëpo, kjo e fundit ka vendosur të reagojë përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ku shkruan se akuzat e ish bashkëshortit janë false dhe të pavërteta.

“Ato akuzat false që po bën Jose janë të pavërteta. E njoh Alex-in prej shumë vitesh dhe nuk e kam takuar për të paktën 5 vitet e fundit. Sigurisht që nuk kam fjetur me të.

Jam mikeshë me të dy, atë dhe Jennifer-in. Sa për Jose-n ai mund të vazhdojë të luajë me miqtë e tij alien”,-është shprehur ajo.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤