Vajza e Michael Jackson, në rrezik nga dokumentari tronditës

View Gallery
3 Photos
Vajza e Michael Jackson, në rrezik nga dokumentari tronditës
Paris-Jacksonl

Vajza e Michael Jackson, në rrezik nga dokumentari tronditës
Paris Jackson. v

Vajza e Michael Jackson, në rrezik nga dokumentari tronditës
thumbnail_Paris-Jackson-0

Dokumentari “Landing Neverland” që sjell dëshmi tronditëse kundër Michael Jackson, mund t’i kërcënojë vajzës së këtij të fundit karrierën e saj si aktore.

Sipas “The Sun”, Paris Jackson u ka treguar miqve se ka shpresuar shumë për një karrierë të suksesshme, por për shkak të dokumentarit kjo gjë do të ketë shumë pak shanse për të ndodhur këtej e tutje.

“Ajo u shfaq në një film vitin e kaluar, por beson se dokumentari ka frikësuar regjisorët. E gjitha ka të bëjë me marketingun.

Frika është se në çdo film që Paris mund të shfaqet, kur njerëzit ta shikojnë menjëherë do u kujtohet Michael dhe nuk do të duan ta shohin”, ka thënë një burim pranë aktores, e cila është shfaqur për herë të fundit në një film komedi në 2018, përkrah emrave të njohur si Charlize Theron, Amanda Seyfried, Thandie Newson.

Wade Robson dhe James Safechuck kanë dëshmuar në “Landing Neverland” se si Mbreti i Popit ka abuzuar seksualisht me ta kur ishin në moshë të mitur.

Ky dokumentar, i cili pritet të transmetohet gjatë kësaj jave në Mbretërinë e Bashkuar, ka shkaktuar ankth jo vetëm tek Paris Jackson por tek të gjithë familjarët e këngëtarit.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤