Valbona Selimllari: Po të isha Edi Rama, do të bëja më të mira

Ish-Miss Shqipëria, Valbona Selimllari punon prej dy vitesh tashmë si këshilltare e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

E megjithatë, e ftuar në emisionin “Tempora” , Valbona u shpreh se po të ishte në vend të kryeministrit Edi Rama do të kishte bërë gjëra më të mira.

Më tej, ajo cilësoi se nuk gjykon askënd pasi nuk e sheh politikën si një fushë ku mund të shfaqë kompetenca.

“Unë do të bëja më të mirat në këndvështrimin tim, ato që unë mendoj se janë të mira. Nuk dua të gjykoj askënd, me politikë nuk merrem, nuk dua të bëj analiza.

Ndonjëherë do më dukej sikur nuk do t’i kuptoja dhe pse shpesh herë bëhem si fëmijë dhe them: Po pse të mos merren vesh këta me njëri-tjetrin?

Shuma naive, sigurisht, por preferoj ta shikoj kështu. Jam e bindur se do të kisha bërë shumë gjëra të mira.

Mund të them konkretisht se nuk kam menduar kurrë të merrem me politikë. Politika nuk është një gjë që më vishet mua”- u shpreh Valbona Selimllari.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤