Vishte rroba të dorës së dytë dhe ngiste një Volvo të vjetër: Historia e miliarderit të IKEA-s

Lajmi për vdekjen e Ingvar Kamprad, themeluesit të kompanisë gjigande IKEA, pushtoi faqet e para të mediave një ditë më parë.

9-1

Picture 1 of 8

91-vjeçari ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Smaland të Suedisë.

Kompania bëri të ditur se një nga sipërmarrësit më të mëdhenj të shekullit të 20-të, ndërroi jetë paqësisht.

Historia e jetës së tij është befasuese.

Ai ishte vetëm 17 vjeç kur themeloi firmën IKEA, tashmë një nga markat më të njohura në botë të mobilimit.

Ishte viti 1943 kur ai zgjodhi emrin IKEA, IK për inicialet e tij, E për Emltaryd, ferma ku u rrit, dhe A për Agunnaryd, fshati i lindjes.

Ideja për të krijuar një kompani mobiljesh i lindi kur po tentonte të fuste një tavolinë në bagazhin e makinës.

Një mik i sugjeroi se duhej t’i hiqte këmbët karriges.

Miliarderi e hapi dyqanin e parë në vitin 1965.

Në jetën e tij ai shiti gjëra nga më të ndryshmet. Fillimisht shiste shkrepëse, më vonë shiti peshk, fara, stilolapsa, lapsa e deri tek pemët e Krishtlindjes.

Mallrat i shpërndante me një furgon qumështi.

Në vitin 1950 nisi të shpërndante katalogë me mallrat që shiste. Në këtë kohë aty përfshiu edhe mobiljet e lira që prodhonte një marangoz në pyllin aty pranë shtëpisë së tij.

Pasi mori reagime pozitive, ai vendosi të fokusohej tek mobiljet e lira dhe hoqi dorë nga të gjitha produktet e tjera.

Këtu lindi koncepti IKEA: Mobilje të lira, të cilat montohen nga vetë klienti.

Pasuria e tij në fund të jetës i kalonte 72 miliardë dollarë.

Megjithatë ai njihej për stilin e tij të thjeshtë të jetesës. Ai blinte rroba të dorës së dytë nga një market aty pranë, duke menduar se kështu do jepte një shembull të mirë për të tjerët.

Fluturonte me linja ajrore me kosto të ulët dhe thuhet se ngiste një Volvo të vjetër 15-vjeçare.

Shtëpinë e mobilonte me IKEA, të cilat i montonte vetë.

Kur udhëtoi njëherë në Londër, nuk përdorte taksi, por metronë dhe autobusët.

Në një rast udhëtoi me autobus për të marrë çmimin e biznesmenit të vitit.

Njëherë pati treguar se qethet kur shkon në vende të lira.

“Normalisht i pres flokët kur shkoj në vende në zhvillim. Hetën e fundit jam qethur në Vietnam”.

Kamprad thuhet se ishte një simpatizant i nazistëve në fund të viteve ‘40.

Ai vetë e pranoi këtë gjë, por tha se i vinte keq.

Mediat kanë spekuluar se ai ishte simpatizant i nazistëve deri vonë.

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤