Vrau ‘Markon nga Tropoja’, Neeson: ‘Dola për të gjetur bastardin e zi që përdhunoi…’

View Gallery
5 Photos
Vrau ‘Markon nga Tropoja’, Neeson: ‘Dola për të gjetur bastardin e zi që përdhunoi…’
liam1

Vrau ‘Markon nga Tropoja’, Neeson: ‘Dola për të gjetur bastardin e zi që përdhunoi…’
liam2

Vrau ‘Markon nga Tropoja’, Neeson: ‘Dola për të gjetur bastardin e zi që përdhunoi…’
liam3

Vrau ‘Markon nga Tropoja’, Neeson: ‘Dola për të gjetur bastardin e zi që përdhunoi…’
liam4

Vrau ‘Markon nga Tropoja’, Neeson: ‘Dola për të gjetur bastardin e zi që përdhunoi…’
liam5

Aktori irlandez, Liam Neesen mund të ketë krijuar ndjesi të ndryshme në Shqipëri me filmin ‘Taken’, kur i vihet pas një bande shqiptarësh që i kishin rrëmbyer vajzën. Por njeriu që vrau ‘Markon nga Tropoja’ dhe grupin e tij ka shkaktuar një valë reagimesh në botë pas një interviste të dhënë në kuadër të promovomit të filmit të fundit ‘Cold Pursuit’.

Disa madje kanë bërë thirrje që ai të mos marrë pjesë në ceremoninë e çmimeve Oscar pasi ka bërë komente raciste. Megjithatë, disa i japin të drejtë.

Por çfarë ka deklaruar Neeson?

66-vjeçari tha se kishte dalë në rrugë i armatosur me një çomange për të vrarë ‘bastardin e zi’ që i kishte përdhunuar një njeri të familjes. “Ka diçka primare- Zoti mos e dhëntë kurrë që një anëtar i familjes suaj të lëndohet në kushte kriminale”.

Ai tha se po kthehej nga një udhëtim jashtë vendit, kur i thanë se një nga njerëzit e tij të dashur, ishte përdhunuar. Ai nuk e jep emrin.

“E pyeta direkt se kush ishte. Nuk e dinte. E pyeta se çfarë ngjyre kishte? Ajo më tha se ishte i zi”.

“Dola jashtë me një çomange, duke shpresuar se do më afrohej dikush- më vjen turp ta them, por kam bredhur për një javë, duke shpresuar që ndonjë bastard i zi të më dilte përpara dhe të ziheshim. Kështu do e vrisja”.

“Kalova një javë ose më shumë kështu. Ajo më thoshte: Ku po shkon dhe unë i thoja që po dilja shëtitje”.

Aktori tha se fakti që është rritur në Irlandën e Veriut gjatë kohës së trazirave e ka mësuar se sa e fuqishme është nevoja për hakmarrje.

Liam ka pasur një jetë të vështirë. Para tre javësh ai humbi nipin, që vdiq pas plagëve të marra në kokë pas rrëzimit nga një kabinë telefonike. Nëntë vjet më parë atij i vdiq gruaja, Natasha Richardson, pas një plage që mori në kokë kur u rrëzua teksa bënte ski. Aktori e përjetoi shumë keq vdekjen e saj.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤