Zonja e Parë e Francës ka një veçori tëpërbashkët me Donald Trump?!

E përbashkëta mes Donald Trump dhe Zonjës së Parë të Francës: Diferenca e moshës mes presidentit të Amerikës dhe gruas së tij Melania është e njëjta me Macron dhe të shoqen, por asnjë nuk e përmend.

Brigitte Trogneux, një ish-mësuese e cila u largua nga profesioni më 2015 –ën për të mbështetur të shoqin, është 25 vjet më e madhe se Emmanuel Macron.

Ata u njohën kur ai ishte 15 -vjeç ndërsa ajo ishte e martuar me një mësues shkolle private. E bija ishte në të njëjtën klasë me bashkëshortin e saj të ardhshëm.

Ajo u martua me Macron-in në tetor të 2007-ës, 21 muaj pas divorcit me
André Louis Auzière, kur ajo ishte 54 vjeç dhe Macron 29.

Këto detaje duket se i kanë trazuar disa.

Ndërsa shumë në lëvizjen En Marche! E duan atë ( mbështetësit thirrën në kor emrin e saj gjatë fitores ndërsa Macron e falënderonte të shoqen), të tjerët kanë bërë me zë mosmiratimin rreth diferencës së moshës.

Ja çfarë thonë disa komente:
Emmanuel Macron është 39 vjeç. E shoqja Brigitte Trogneux, 64. Ajo ka qenë mësuesja e tij e shkollës së mesme. Ç’dreqin kanë këta francezët?

Emmanuel Macron, 15 vjeç, puth mësuesen e tij, 40, tani gruaja e tij Brigitte Trogneux .

Duhet thënë se nuk ka pasur kaq zhurmë rreth diferencës së moshës mes Donald Trump-it, 70 vjeç dhe Melania Trump 46, të cilët kanë një diferencë 24 vjeçare mes tyre.

Thuajse e njëjta diferencë, megjithëse askujt nuk i bën habi.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤