Zonja e Parë tmerrësisht e fuqishme e Venezuelës

View Gallery
4 Photos
Zonja e Parë tmerrësisht e fuqishme e Venezuelës
ven1-1

Zonja e Parë tmerrësisht e fuqishme e Venezuelës
ven2-1

Zonja e Parë tmerrësisht e fuqishme e Venezuelës
ven3-1

Zonja e Parë tmerrësisht e fuqishme e Venezuelës
ven4-1

Nga Philip Fabian, BILD
Thuhet shpesh se pas një burri të suksesshëm qëndron një grua e fortë. Rrallë është kaq cinike kjo shprehje sa në rastin e çiftit diktatorial të Venezuelës. Cilia Flores është gruaja e sundimtarit Nicolas Maduro- një shoqëruese e fuqishme politike dhe me shumë gjasë edhe njeriu që lëviz telat nga pas.

Maduro pëlqen që ta quajë ‘Cilita la Bonita’- ‘E mira’. Për shumë venezuelianë, që këto ditë kanë dalë në rrugë kundër qeverisë së tyre, kjo tingëllon si fyerje. Për ta, Cilia Adela Gavidia Flores de Maduro, është të paktën po kaq përgjegjëse sa presidenti për situatën katastrofike ku është zhytur vendi i pasur me naftë.

Ngjitja e Cilia Flores nisi fillimisht si avokate e ish-sundimtarit venezuelian, Hugo Chavez, që ishte burgosur për shkak të një tentative për grusht shteti në vitin 1992. Gjatë kësaj kohe, ajo u njoh me një nga truprojat e Chavez: Nicolas Maduro, me të cilin ajo u fiksua që në atë kohë. Ai është gjashtë deri në dhjetë vjet më i ri se ajo (të dhënat për moshën e saj ndryshojnë, ai është 56 vjeç).

Maduro dhe Flores u martuan rreth 20 vjet më vonë, në heshtje- disa muaj pas vdekjes së pacientit të sëmurë me kancer, Hugo Chavez dhe pas dorëzimit zyrtar të pushtetit tek Maduro në vitin 2013. Kështu ajo u bë Zonja e Parë e vendit- ose siç njihet në vendin socialist: “Luftëtarja e parë e revolucionit”.

Ajo që e lidh çiftin është etja e madhe për pushtet dhe mësimet shpirtërore të gurusë indian Sathya Sai Baba, që predikon begatinë, dashurinë dhe shkëputjen nga pasuria materiale.

Çifti qeverisës është përgjegjës për dhjetëra vrasje, ndalime të paligjshme, dëbime dhe për urinë e mijëra njerëzve për shkak se Maduro refuzon të pranojë ndihma humanitare nga jashtë.

Cilia kishte dikur një program televiziv, që duhej të sillte në familjet venezueliane vlerat e revolucionit socialist. Por në krahasim me faktin se ata shfaqen shpesh në publik, pak gjëra dihen për jetën private të çiftit.

Disa nga anëtarët e ngushtë të familjes, mes tyre edhe biri i Maduros nga një tjetër marrëdhënie, mbajnë poste të larta publike në vend. Të tjerët jetojnë në fshehtësi absolute, si për shembull dy nga tre djemtë e Cilias me burrin e saj të parë.

Flores është gjithashtu nëna adoptuese e Efrainit, djalit të motrës së saj, e cila humbi jetën në një ortek. Ai është një nga dy ‘narko-nipat’ e Cilia Flores: në vitin 2015 u arrestua bashkë me kushëririn e tij në Haiti pasi kishin tentuar të trafikonin 800 kg kokainë në SHBA për të financuar familjen në pushtet. Më vonë ai u dënua me 18 vite nga një gjykatë në Nju Jork.

Procesi tregoi edhe njëherë se si jeton e gjithë familja. SHBA vendosi sanksione të tjera ndaj Panamasë, vendit ku familja operon dhjetëra kompani për pastrim parash. Aktualisht, SHBA po heton nëse Maduro dhe Flores i kanë futur në xhepat e tyre rreth 1.2 miliardë dollarë nga fitimet e kompanisë shtetërore të naftës.

Por nepotizmi i Florës u bë i njohur shumë më herët. Në vitin 2006, ajo u bë kryetare e parlamentit dhe e mori detyrën- si për befasi- nga Nicolas Maduro. Gjatë kohës që ishte në këtë detyrë, ajo punësoi të paktën 40 njerëz të afërm në parlament.

Flores mungonte vazhdimisht në parlament. Të mos harrojmë: në vitin 2012 ajo u zgjodh kryeprokurore e vendit. Ajo e la këtë post kur i shoqi u zgjodh president. Sot ajo është zyrtarisht vetëm një deputete e thjeshtë.

Por njohësit e vendit e dine se ajo ka fuqinë e vërtetë mbi të shoqin dhe vendimet që merr ai.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤